Aksion donatorë për ndihmën e refugjatëve
Ukrainasit të cilët për shkak të luftës....

Ukrainasit të cilët për shkak të luftës u shpërngulën nga vendet e tyre të banimit dhe gjetën sterhim në vendin tonë janë lënë në margjinat e mbijetesës.
Zëvendës avokati i popoullit Jovan Andonovski, thekson se ata nuk kanë të drejtë të punësohen, të kenë mbrojtje shëndetësore dhe fëmijët e tyre nuk mund të shkojnë në çerdhe as në shkollë.
Edhe pas tre muajve nga fillimi i konfliktit të armatosur, treqind refugjatë nga Ukraina jetojnë në prag të varfësirsë. Andonovski ftoi që shteti të tregojë humanitet.
“Mes dy shteteve nuk ekziston marrëveshje bilaterale për rregullimin e kësaj çështje. Nëse kanë nevoj pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për fëmijë të mëdhenj apo të vegjël, për shërbime shëndetësore, ata duhet ta paguajnë shërbimin dhe një pjesë e madhe prej tyre nuk kanë mjete elementare për jetesë. Shteti duhet të tregojë humanitetin, pa marrë parasysh numrin e refugjatëve sepse kjo çështje nuk zgjidhet vetëm me marrëveshje bilaterale por me vendim të pushtetit ekzekutiv” – u shpreh Zv.Avokati i Popullit, Jovan Andonovski.
Refugjatët ukrainas nuk gëzojnë të drejtat
Refugjatët përballen çdo ditë me sfida të reja. Atyre u nevojitet përkrahje dhe për këtë qëllim një numër i madh i popullsisë donuan mjete financiare.
Nga shoqata e qytetarëve të Ukrainës shprehin falenderim për këtë gjest.
“Ju keni zemra të mëdha dhe kjo situatë e tanishme tregon se shokët e vërtetë shihen në ditë të vështira” – tha Zv.Ambasadori i Ukrainës në Shkup, Roma Buga.
“Kemi mundësi tu ndihmojmë njerëzve që çdo ditë janë të stresuar nga fatkeqësitë e luftës. Lufta vijon ende dhe edhe më tej na duhet ndihma juaj, gjithkush që mundet të ndihmojë të drejtohet në deponë tonë në Gjorçe Petrov” – deklaroi Aleksander Urbanoviç nga Shoqata e ukrainasve në RMV.
Me fillimin e sezonit turistik një numër i madh i refugjatëve duhet ti lirojnë kapacitetet turistike, ndërsa mundësitë janë të mëdha që të rritet numri i refugjatëve që do të mbërrinë në vend. (Flutura Latifi, TVM2)
