Kuvendi nisi punimet për këtë vit
Sot Kuvendi Republikan filloi sërish punën pas pushimeve të lidhura dimërore. Por, seanca e paralajmëruar e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, në të cilën priteshin propozime të reja për përmirësim eventual të propozim-ligjit për arsim të lartë, është shtyrë për një ditë....

Ajo do të mbahet të premten në orën 10 në sallën “Boris Trajkovski” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Sipas kryetares së Komisionit, Ollga Najdenovska, arsyeja e vetme e shtyrjes është që të jepet kohë për sugjerime në paketën me sugjerime.
Ndërkohë, Universiteti i Shtipit njoftoi mbështetjen e reformës që propozon qeveria. Vendimi për të mbështetur nismat ligjore të ekzekutivit pasoi pranimin nga MASH-i të propozimit të universitetit.
Sipas propozimit, studentët do të mund të japin gjysmën e provimeve të vitit të tretë, pavarësisht nëse kanë kaluar ose jo provimin shtetëror në vit të dytë.
MASH-i pranoi edhe 6 propozime të universiteteve, që kanë të bëjnë me avancimin e kapaciteteve administrative të Këshillit për Akreditim, hartimin e një regjistri publik me punimet e autorëve të publikuar në revistat ndërkombëtare dhe të tjera.
