Puna stabile kusht për qëndrim në vend, fondi për inovacione punëson stidentë cilësor
Të rinjët preferojnë të qëndrojnë në vend.....

Të rinjët preferojnë të qëndrojnë në vend nëse do të kishin gjetur punësim stabil në vendin e tyre, në të kundërtën siç thonë ata janë të detyruar të shohin ofertat për punë në vende të jashtme.
Studentët që anketuam thonë për TVM2 se duhet të jenë vet më këmbngulës në shqyrtimin e ofertave për punë në komapni të ndryshme, që ofrojnë punësime por edhe shteti duhet ti motivojë për të mos emigruar.
“Momentalisht rinia nuk është e motivuar të qëndrojë, por besojmë se me përpjekje edhe të rinisë edhe të shtetit do të qëndron rinia këtu”.
“Më shumë mendoj që të punësohem në RMV, sepse mjafton që të shprehet entuziazmi dhe vullneti për të gjetur punë, vetëm duhet të ketë interes nga fuqia punëtore dhe të paraqiten te kompanitë përkatëse për tu pëzgjedhur për punë” – thanë dy studentët e intervistuar nga TVM2.
Fondi për inovacion kët vit do të përzgjedh studentët më të mire për t’ua vazhduar kontratën e punës në këtë institucion, sepse kuadri i mirëfilltë duhet të motivohet, thonë nga ky institucion.
“Ne kemi në plan që studentët më të mirë të Universiteteve në vend të bëjnë intership në fondin për inovacion ata që do të tregohen më të suksesshëm do të vazhdojnë kontratën e punës me fondin për inovacion. Qëllimi parësor është që të krijojmë kulturë të sipërmarrësisë që të mos na ikin jashtë vendit por të shfytëzojnë mundësitë që i ofron fondi për inovacion apo institucionet shtetërore me qëllim që të themelojnë dhe të udhëheqin bizneset e tyre në vendin tonë” – tha Drejtori i Fondit për Inovacion, Festim Halili.
Sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave në 10 vitet e kaluara nga RMV janë larguar 175 mij qytetarë. Kjo do të ndikojë në plakjen e popullsisë të aftë për punë, mungesën e fuqisë puntore si dhe uljen e numrit të nxënësve në shkolla. (Flutura Latifi, TVM2)
