Tetovë, shiu i rrëmbyeshëm shndërron rrugët në lumenj

29.05.2022 17:41

Reshjet e shiut të shoqëruara më breshër...

Reshjet e shiut të shoqëruara më breshër mesë ditën e sotme kanë bërë që shumë rrugë në Tetovë të shëndrohen në lumej si dhe të vërshohen bodrumet e disa shtëpive.

Kjo është rruga Merchan Ciposki, në qender të Tetovës e cila pas rreshjeve të fundit është shëndruar në lumë,

Qytetart  thanë se nuk mbajnë mend kështu rreshje të shiut, duke shtuar se ish pushteti lokalë dhe I tanishëm duhet të punojnë me shumë që rrugët e Tetovës mos kthehn në lumej po të ketë kanalizime më efikase.

Në vend ngjarje kishin dalur puntorët e NKP-Tetovë,të cilët punonin për rrikthimin në normalitet. Nga NKP thonë se ndërtimet e egra pa leje viteve të fundit kanë sjell këtë situat.

“Në qytet patëm një situat të pa këndëshme përshkak të rreshjeve shumë të mëdhaja,dhe si pasoj e sajë këmi paraqite të qytetarve që kemi shumë probleme me mbushjen me ujë të podrumeve. Krejt kjo vinë si pasoj e mdërtimeve të egra këtë vitet e fundit të qytetit,dhe shumica prej shpijave e kanë vendosur në kanalizim ulluqjet e shpiajve,dhe si pasoj e saj vjen deri te ky probelm. Ne arritëm qe brenda 40 minuta apo 1 orë e 15 minutave të fusim nën kontroll. Pjesa kritike është kazerma pjesa e fundit e qyteti” – tha Lulzim Shaqiri nga NPK Tetovë.

Përndryshe mbrëmë vërshimet bllokuan rrugën e fshatrave Brodec, Veshall, Bzofcë, ndërsa sot në këtë pjesë nuk pati problem dhe rruga është e kalueshme. Edhe përkundër se patë reshje të mëdha që nuk janë regjistruar viteve të fundit në Pollog, pikat kritke siç janë Lumi i fshatit Poroj i Reçicës së Vogël dhe të Madhe në këto pjesë fatmirësisht lumenjt nuk dolën nga shtrati. (Visar Sadiki, TVM2)