MPB, ulet numri i viktimave në komunikacion

29.05.2022 15:07

Vitin që lam pas u shënua numri më i ulët i viktimave në komunikacion....

Vitin që lam pas u shënua numri më i ulët i viktimave në komunikacion në 15 vitet e fundit. Nga MPB thonë se ky trend vijon edhe këtë vit, dhe për këtë qëllim organizohen  aktivitete për rritjen e nivelit të kulturës së komunikacionit.

Për këtë qëllim në Gostivar u organizua aksioni  “Edhe unë, edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë. Siguria është në vend të parë”.

“Apeloj deri te të gjithë maturantët që mbrëmja e maturës është e juaja më e rëndësishmja për kët shkak mos ngisni automjete, mos konsumoni alkool, respektoni rregullat, bëhuni  pjesmarrës të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm  në komunikacion” – deklaroi Gordana Kozhuvarovska nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion.

“Për këtë shkak jemi të përkushtuar,  të durueshëm dëshirojmë që çdo pjesmarrës në komunikacion ta edukojmë të qetësojël vetëveten përderisa vozit, si këmbëësorë të respektojë rregullat  që të mbrojmë jetën e fëmijëve tanë , që të mbrojmë të ardhmen tonë” – tha Dekani i Fakultetit për Siguri, Nikolla Dujovski.

 “Për ne edhe një viktimë është shumë, prandaj punojmë me përkushtim në pjeësn preventive përmes mesazheve drejtuar qytetarëve dh eme këshilla se si ta përmirësojmë kulturën e komunikacionit” – u shpreh NdihmësMinistri për Marrdhënie me publikun, Toni Angellovski. (Flutura Latifi, TVM2)