VMRO-DPMNE, të hënën dorëzon interpelancë për Xhaferin

29.05.2022 18:07

VMRO-DPMNE dhe kualicioni të hënën do të dorëzojnë në mënyrë formale....

VMRO-DPMNE dhe kualicioni të hënën do të dorëzojnë në mënyrë formale interpelancën për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas tyre e tërë opinioni është dëshmitarë për punën joprofesionale dhe jo të përgjegjëshme të Xhaferit i cili në disa rastë shkel dispozitat e Kushtetutës, rregullores dhe Ligjet me të cilat rregullohet puna e Kuvendit.

Që kur Xhaferi është Kryetarë i Kuvedit jemi dëshmitarë të skandaleve, ndërsa e fundit ishte kur u mbyllën deputetën në seancën plenare dhe përdori fjalor vulgar ndaj shërbimeve të Kuvendit, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.

Me këtë veprim sipas tyre Xhaferi ka shkeluar "Kodeksin etik për sjelljen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë".

“Me këtë qasje të papërgjegjshme, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tregoi se nuk ka kapacitet për mbajtjen e Kuvendit në mënyrë të duhur. Nuk tregoi as vullnet për bashkëpunim me deputetët e opozitës përmes respektimit të Kushtetutës dhe rregullores. Ne nuk presim që pushteti i udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski do të marrë guximin dhe do të votojë këtë interpelancë dhe se 61 deputetët e pushtetit do ta dëgjojnë zërin e popullit dhe do të votojnë për shkakrikimin e Talat Xhaferit” – tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

LSDM, për përgjegjësinë e Xhaferit vendos Komisioni

Ndërkohë, nga LSDM theksojnë se për përgjegjësinë eventuale të kryeparlamentarit vendos Komisioni kompetentë brenda Kuvendit.

“Në Kuvdend funksionon Komision i cili është kompetent ti shqyrtojë të gjitha këto çështje. Unë mëndoj se duhet të lëmë e të shikojmë se çka do të parashtrohet si fakt në këtë komision e më pas të komentojmë sa i përket të gjitha këyre ngjarjeve” – u shpreh Daniella Nikollova nga LSDM.

Ndërkohë, nga kabineti i kryeparlamentarit theksojnë se Xhaferi ka vepruar në pajtueshmëri me Regulloren e Kuvendit dhe akuzuan opozitën se po mundohet të krijohet kaos ne shtëpinë ligjvënëse. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)