Lufta në Ukrainë, Rusia përpiqet të vendos kontroll mbi Luhansk

29.05.2022 16:12

Rusia po rrit ofensivën e saj në rajonin lindor të Ukrainës....

Rusia po rrit ofensivën e saj në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas në provincat Donetsk dhe Luhansk dhe po fokusohet në vendosjen e kontrollit të plotë mbi Luhansk.

“Situata është e keqe, është e frikshme të dalësh, kryesisht rrinim në bodrum, nuk dilnim me fëmijët, ishin 18 veta, nga të cilët 9 fëmijë gatuanim jashtë në rrugë” – tha një qytetare e Luhansk.

Presidenti Zelensky tha se ushtria ruse në vijën e parë të Ukrainës është shumë e ndërlikuar.

“Situata është shumë e ndërlikuar, veçanërisht në rajonet Donbas dhe Kharkiv, ku ushtria ruse po përpiqet të arrijë disa rezultate. Ushtria ruse kreu një sulm krejtësisht të pakuptimtë dhe barbar në rajonin Tsumi” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelinski.

Nënkryetari i administratës ruse në rajonin e pushtuar Kherson ka thënë se një referendum për anëtarësimin zyrtar në Rusi nuk do të zhvillohet derisa të pushojnë luftimet në rajon.

Rritja e krizës me ushqim po përkeqësohet nga pamundësia e Ukrainës për të porositur  miliona tonë drithë dhe produkte të tjera bujqësore, pasi vendi edhe më tej mbetet nën sulm.

“Tani nuk kemi makineri bujqësore, na është kthyer toka që nuk është minuar ku mund të punojmë, por jo makineritë sepse janë shkatërruar kryesisht, janë shkatërruar të gjitha pajisjet” – u shpreh një qytetar.

Ka shumë gropa, e gjithë toka e punueshme është e mbushur me gropa, për momentin nuk ka bombardime, por në fusha të tjera ka granatime dhe ka raketa, çfarë të bëjmë?” – deklaroi një qytetar tjetër.

Udhëheqësit e BE-së takohen në Bruksel të hënën dhe të martën për një samit të posaçëm mbi Ukrainën dhe pasojat për Rusinë nga agresioni rus. Në fillim të samitit, presidenti Zelenski do t'u drejtohet liderëve të BE-së përmes video-lidhjes. Bashkimi Evropian ka prezantuar pesë paketa sanksionesh kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, por ka  ngecur në paketën e gjashtë që parashikon një embargo ndaj naftës ruse. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)