Maqedoni

Shkup, 131 kundërvajtje në komunikacion, 36 për vozitje nën efektin e alkoolit

30.05.2022 08:46

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik ku vetëm në teritorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 sanksione.

Njëzet e tre sanksione janë shqyptuar për drejtim automjeti pa patentë shoferi, njëzet e dy sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe shtatë masa për përdorim të telefonit cellular gjatë vozitjes së automietit. 
 
Gjithashtu janë shqiptuar edhe tridhjet e gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, njëmbëdhjet masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe shtatë sanksione për vozitës fillestar.
 
Nga MPB njoftojn se kontrollet e përfocuara në trafik do vazhdojn edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët ti respektojn rregullat e komunikacionit.