Maqedoni

Moti i keq në shumë qytete shiu i rrëmbyeshëm shëndërroi rrugët në lumenj

30.05.2022 09:30

Pasdita e djeshme ka qene e veshtire per banore të qyteteve te shumta te vendit sepse u perballen me rreshje te rrembyeshme te shiut...

Pasdita e djeshme ka qene e veshtire per banore të qyteteve te shumta te vendit sepse u perballen me rreshje te rrembyeshme te shiut, bresher dhe ere te fuqishme. 
 
Situata me e rende u pasqyrua ne qytetin e Tetoves, ku uji I shkaktuar nga rreshjet e medha te shiut vershoi rruge, bulevarde dhe shtepi te shumta. Me qëllim  të daljes në ndihmë qytetarëve pas rreshjeve, Shtabi I Krizës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë vendosi që ti dërgojë disa kërkesa qeverisë , me anë të cilave jo vetëm do tju ndihmohet qytetarëve në evitimin e dëmeve por dhe në parandalimin  e pasojave të tilla në të ardhmen, edhe atë fillimisht me pastrimin e shtretërve të lumenjve. 
 
Moti i keq dje përfshiu edhe rajonin e Kumanovës ku si pasojë janë vërshuar rrugët e qytetit dhe janë thyer pemë të shumta. Reshjet e forta të shiut dhe breshërit shkaktuan vërshime dhe pellgje të mëdha ujëmbledhëse në minierën e Suvodollit, prej nga sillen sasitë më të mëdha të thëngjillit në TEC Manastir. 
 
Stuhia në zonën e minierës ka shkaktuar vështirësi të mëdha në fushën e gërmimit dhe sistemet e transportit të qymyrit. Puna në kombinat është stabilizuar dhe I njeti po punon pa probleme në nxjerrjen e qymyrit.