Botë

Shpërthimi në Melitopol nga një makinë bombë

30.05.2022 12:55

Pas shpërthimit të fuqishëm që raportuam mëngjesin e sotëm në Melitopol shkak ka qenë një makinë bombë....

Pas shpërthimit të fuqishëm që raportuam mëngjesin e sotëm në Melitopol shkak ka qenë një makinë bombë.
 
Ajo sipas mediave ruse ishte e parkuar në qendër të qytetit, pranë Shtëpisë së Kulturës, ku operojnë zyrtarët rusë.
 
Shpërthimi i fuqishëm theu xhamat e ndërtesave aty pranë.
 
Nga shpërthimi tre persona mbetën të plagosur, sipas një burimi të administratës së Kremlinit në qytet, raporton CNN.