Botë

Lufta për Lindjen e Ukrainës, Lavrov: “Çlirimi” i Donbasit “përparësi e pakushtëzuar” për ne

30.05.2022 14:01

Fillimjava ka nisur me luftime intensive mes rusëve dhe ukrainasve në lindje të vendit....

Fillimjava ka nisur me luftime intensive mes rusëve dhe ukrainasve në lindje të vendit.
 
Në Severodonetsk ka pasur luftime të ashpra, teksa ukrainasit njoftojnë se është shkatërruar rreth 90 % e ndërtesave të këtij qyteti.
 
Kryetari i bashkisë së qytetit tha se bombardimet kishin ndërprerë energjinë dhe shërbimin celulare në qytet, teksa edhe qendra për ndihma humanitare u mbyll për shkak të rreziqeve.
 
Përkeqësimi i kushteve në qytet ka sjellë frikën se Sieverodonetsk mund të bëhet Mariupoli i ardhshëm, një qytet në Detin Azov që kaloi gati tre muaj nën rrethimin rus përpara se luftëtarët e fundit ukrainas të dorëzoheshin.