Maqedoni

Kryqi i Kuq i RMV-së nis ndihmën humanitare për Ukrainën

30.05.2022 14:25

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut nisi drejtë Ukrainës ndihmën humanitare të grumbulluar në vend...

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut nisi drejtë Ukrainës ndihmën humanitare të grumbulluar në vend për popullatën e prekur nga lufta që po zhvillohet atje. Ndihma përbëhet nga 1200 pako me ushqim dhe 400 pako me produkte higjienike. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti para nisjes së kamionit nga Qendra Logjistike në Momin Potok, deklaroi se ndihma ka qenë e gatshme për tu nisur edhe më herët, por kanë hasur në vështërsi me transportin.
 
“Sot dërgohet ndihmë humanitare per qytetarët e Ukrainës. Ndihma humanitare përbëhet nga 1200 pako të ushqimit dhe 400 pako higjienike. Kjo ëshët ndihma e dytë që dërgohet në Ukrainë. Para dy javësh dërguam një sasi të konsiderueshme me 400 pako higjienike. Vazhdojmë edhe më tutje. Shfrytëzoj rastin që tju falenderoj të gjithë atyre që kontribuan që të grumbullohet kjo ndihmë humanitare. Shresoj se në të ardhmen do të mundemi që bashkërisht, në bashkëpunim me qytetarët dhe kompanitë tu sigurojmë ndihmë shtesë qytetarëve të Ukrainës.”, tha Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së,
 
Zëvendësambasadori i Ukrainës në vend Roman Buga, duke falënderuar për ndihmën që populli I Maqedonisë së Veriut i jepë për Ukrainën, theksoi se ndihma është e destinuar për familjet e zhvendosura brenda në Ukrainë.
 
“Janë pako që mund të përdoren menjëherë dhe janë ndihmë dhe mbështetje për këto familje. I gjithë bashkëpunimi ynë i deritanishëm ka qenë shumë i dobishëm, ka pasur dërgesa të pjesshme që janë vendosur në dërgesat kolektive të dërguara nga Ambasada e Ukrainës dhe Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut. Tani e kemi të gjithë këtë kamion.”, tha Roman Buga, zëvendësambasadori i Ukrainës në vend.
 
Deri më tani në vend janë regjistruar 307 refugjat ukrainas, ndërsa Kryqi i Kuq kryesisht kujdeset për nevojat e tyre elementare.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI