Maqedoni
Vmro dorëzoi interpelancën për Xhaferin, Micevski: Shpresojmë se s’do ta fsheh në sirtar
30.05.2022 14:49
VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi në Kuvend interpelancën për kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi....

VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi në Kuvend interpelancën për kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Partia e Mickoskit akuzon Xhaferin për shkelje të Rregullores dhe ligjeve, veprim që sipas tyre ka shkaktuar kaos në Kuvend. “Kupa u mbush me mbylljen më çelës të dyerve të sallës ku mbahen seancat plenare.”- tha kordinatori i GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski. Ftoi Xhaferin që kërkesën për ineterpelancë të mos e fsheh në sirtar ndëkaq kërkoi edhe përkrahjen e deputetëve të shumicës.
“Kjo interpelancë është rezultat i kaosit që ndodh në Kuvend dhe është nën direktivë të Xhaferit dhe si rezultat I shkeljes gjithnjë e më të shpeshtë të Rregullores si dhe vullnetarizimit që Xhaferi po zbaton në shtëpinë ligjvënëse duke rrezikuar imazhin e këtij institucioni. Gjatë punës së deritanishme si kryetar i Kuvendit, si kurrë më parë nuk kanë ndodh skandale dhe nënçmim të deputetëve vetëm sepse Xhaferi, përfundimisht, nuk dëshiron ose nuk di si të drejtoj me kapacitet një institucion demokratik.”, tha Nikolla Micevski, koordinator i GP të VMRO DPMNE-së.
Aziri: Xhaferi s’duhet të jetë kryetar
Edhe ASh konsidron se Xhaferi nuk duhet të jetë kryater Kuvendi pasi pas tyre, ai është vënë në shërbim të shumicës parlamentare dhe ekzekutivit. Gjithsesi konsiderojnë se interpelanca e VMRO DPMNE-së, është aktivitet partiak partisë së Mickovskit.
“Si subjekt politik e kemi thënë qëndrimin tonë, z. Talat Xhaferi, fatkeqësisht, është kryetar i deputetëve të shumicës në Parlament. Nuk është kryetar i të gjithë deputetëve ashtu siç do të duhej të ishte. Këtë e ka dëshmuar pothuajse në çdo seancë të Kuvendit me veprimet e tij. Këtë e ka dëshmuar edhe me tentativat për ta bllokuar opozitën, përkatësisht Aleancën për Shqiptarët.”, tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.
Ademi: Kërkoni interpelenca dhe i pezulloni ato
Për dallim nga opozita, deputetët e shumicës konsiderojnë se nismat e VMRO DPMNE-së për interpelanca janë vetëm fasadë pasi shtyhen vazhdimisht me kërkesë të parashtruesit.
“Sa herë keni kërkuar që të mos mbahet seancë për interpelancat e pjesëtarëve të qeverisë edhe pse i keni parashtruar ato?! Një herë keni kërkuar sepse disa nga deputetët e juaj ioshin në udhëtim, një herë keni kërkuar sepse deshit të shikoni një lojë futbolli, herën e tretë për diçka tjetër dhe tash e akuzoni kryetarin e Kuvendit se ai nuk ka dashur që të mbaj seancë për interpelanca.”, tha Arbër Ademi, koordinator i GP të BDI-së.
Konformë nenit 47 të Rregullores për punë në Kuvend, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve, të cilat subjekti ndaj të cilit është ngritur interpelanca i ka në dispozicion për përgjigje me shkrim e që u shpërndahet deputetëve.
SHPËTIM NUREDINI
