Ekonomi

Krugman: Për investime riparoni infrastrukturën

30.05.2022 15:01

Si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe tani lufta në Ukrainë, ekonomitë janë të mbingarkuara...

Si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe tani lufta në Ukrainë, ekonomitë janë të mbingarkuara dhe të gjithë do të ndjejmë dhimbje ekonomike, mirëpo gjasat për të pasur recesion janë të ulëta. Kështu vlerësoi nobelisti Paul Krugman në forumin ekonomik finanaciar në Shkup. Madje Krugman pret që në periudhë afatmesmet ekonomitë të nisin të riparohen. Sipas  tij vendi duhet të fokusohet në thithjen e investimeve të huaja. Drejtoi edhe një mesazh për udhëheqësit e politikave në shtet.     

“Vendndodhja juaj është e mirë, sistemi juaj politik është i mirë. Rrugët duhet të riparohen, nëse e bëni këtë, shanset tuaja janë të mëdha. Nëse doni që fabrikat nga Holanda, Belgjika të zhvendosin prodhimin këtu, infrastruktura e transportit është më e rëndësishmja.”, tha Paul Krugman, nobelist.
 
Kovaçevski: Në pjesën e dytë të vitit pritet stabilizim i çmimeve
 
Në një mjedis të pasigurt, qeveria po përballet me përgjegjësi me sfidat e mëdha ekonomike dhe energjetike, si dhe me pasojat e agresionit ushtarak në Ukrainë, theksoi kryeministri Kovçevski në fjalimin e tij. Mbrojtja së standardit të jetesës së kategorive më të rrezikuara, rritja e qëndrueshme ekonomike si dhe rritja e investimeve bruto janë prioritet kryesore të qeverisë për periudhën e ardhshme. 
 
“Në përputhje me pritshmëritë e institucioneve financiare ndërkombëtare për gjysmën e dytë të vitit, parashikojmë stabilizim të çmimeve. Me stabilizimin e çmimeve, me normalizimin e zinxhirëve të furnizimit, por edhe me zbatimin e planit të qeverisë për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes, parashikimet janë se rritja ekonomike në vendin tonë do të përshpejtohet në periudhë afatmesme. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet të jetë 3.2 për qind, që paraqet një rënie prej 1.4 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimet makroekonomike për Buxhetin për vitin 2022. Këto projeksione korrespondojnë me projeksionin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe konsumi pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes, ku konsumi privat parashikohet të rritet me 3.3 për qind.”, tha tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Besimi: Do të rriten çmimet e kapitalit financiar

MInisri I financave Besimi pret që ky forum të ofroj një zgjidhje se si të mbahet rritja në një kohë pasigurie dhe krize.
 
“Çmimet e produkteve ndikojnë edhe në ekonomitë kombëtare dhe përveç çmimeve më të larta, na shqetësojnë çështje të tjera si tregtia dhe konsumi. Disa banka qendrore kanë shpallur tashmë rregulla më të rrepta që do të thotë se çmimet e kapitalit financiar do të rriten gjithashtu.”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.
 
Debati dyditor i SEFF do të përqendrohet në katër shtylla: "Sfidat makroekonomike në kohë të trazuara", "Rezistenca, konkurrueshmëria dhe bashkëpunimi rajonal", "Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura", "Pas krizës- nxitës për rritje të qëndrueshme". 
 
ERSAN PAJAZITI