Paris, nga të shtënat plagoset një polic
08.01.2015 12:38
Një zyrtar policor është plagosur nga një shkëmbim zjarri në jug të Parisit të enjten, bëjnë të ditur burime të “Reuters” brenda policisë, duke shtuar se nuk është e qartë nëse ky rast ndërlidhet me vrasjet tek revista “Charlie Hebdo”....

Policia franceze mbetet në kërkim të dy vëllezërve të dyshuar për vrasjen e 12 njerëzve të mërkurën në revistën satirike “Charlie Hebdo” në Paris.
Një i dyshuar për këtë sulm sot i është dorëzuar policisë, derisa policia është në kërkim intensiv të dy vëllezërve për të cilët autoritetet e rendit në Francë thonë se janë “të armatosur dhe të rrezikshëm”.
Shtatë njerëz janë arrestuar gjatë hetimeve, ka thënë kryeministri, Manuel Valls.
