Osmani në Tokio, marrëveshje bashkëpunimi me Japoninë
Maqedonia e Veriut dhe Japonia do t' i përforcojnë lidhjet....

Maqedonia e Veriut dhe Japonia do t' i përforcojnë lidhjet në shumë sfera shoqërore, njoftoi ministri i jashtëm Bujar Osmani, pas takimti të tij me homologun japonez në Tokio.
Bashkëpunimit i paraparin marrërveshja për biznes dhe ekonomi, e nënshkruar nga palët.
“Pata takime produktive dhe cilësore ku hapëm çështje të rëndësishme dhe përmbajtësore që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tonë. Poashtu edhe mundësi që ta promovoj klimën e biznesit të Maqedonisë së Veriut para shumë kompanive japoneze nga eneregjetika, automobilistika, sektori i tekonologjive dhe fushave të tjera, të cilat treguan interes për investim në vendin tonë. Njëherit, Maqedonia e Veriut ka vendosur të merr pjesë në OSAKA EXPO 2025, dhe kjo do të kontribuojë në rritje e dukshmërisë së vendit tonë në Japoni , dhe do të hap mundësi për arritjen e partneriteteve të reja biznesore dhe tërheqjen e investimeve japoneze” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Dy bashkëbiseduesit kanë disktuar edhe aspektin politik global. Në takim është shprehur dënimi i përbashkët ndaj pushtimit rus në Ukrainë, i cili sipas tyre, rrënon arkitekturën e sigurisë evropiane si dhe ndikon në kontientin aziatik, indo-paqësor dhe në rendin e përgjithshëm ndërkombëtar. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
