Kontesti maqedono-bullgar, heqja e vetos rrezikon qeverinë bullgare

30.05.2022 16:46

Heqja e vetos, rrezikon ekzistimin e qeverisë bullgare të Kirill Petkovit....

Heqja e vetos, rrezikon ekzistimin e qeverisë bullgare të Kirill Petkovit, andaj një gjë e tillë është thuajse e pamundur , edhe përkundër dëshirës së kryeministrit bullgar për ta shfuqiziuar të njëjtën.

Qëndrimi konfirmohet në parlamentin europian nga shefi i socialistëve bullgar, Petar Vitanov.

Sipas tij, në fazën aktuale të bisedimeve edhe vetë qytetarët bullgarë do të ishin të pakënaqur nëse do të hieqj vetoja.

“Dua të besoj që s’duhet të ketë lidhje të çështjes së Maqedonisë së Veriut me planin për zhvillim të qëndrueshëm ose Shengenin. Tregëti me këto gjëra nuk mund të ketë, pasiqë ky është një vendim kyç me interes të gjerë publik”, ka theksuar Vitanov.

Vitanov ka theksuar se po uhstrohet presion i madh ndërmokmbëtarë ndaj Bullgarisë për heqjen e vetos.

Për këtë ditë më parë ka folur edhe ish zëvendës kryeministri Krasimir Karakaçanov, duke thënë se Shkupi si pasojë e trysnisë ndërkombëtare, po sillet sikur ne jemi vend kandidat e jo vetë ata. Karakaçanov propozon ndërprerjen e bisedimeve.

Pendarovski: Bullgaria vështirëson marrëveshjen

Ndërkohë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski thotë se përbërja aktuale e skenës politike bullgare vështirëson arritjen e marrëveshjes.

“Kryeministri i Bullgarisë Petkov është lidhja e vetme në skenën politike bullgare dhe kjo është një storje e mbyllur dhe nuk mund të presim ndryshim të pozicionit bullgar sa i takon vetos”, ka theksuar Pendarovski.

Presidenti vlerëson se as zgjedhjet e parakohshme s‘do shpiejnë drejt heqjes së vetos apo zgjidhjes së ngërçit midis dyja vendeve. (Meral Ismaili, TVM2)