RMV, shënohet dita botërore e sklerozës multiple
Personat me sëmundje të skerlozës multiple...

Personat me sëmundje të skerlozës multiple, kërkojnë të përmirësohen shërbimet shëndetësore, ndryshime në komisionet e përcaktimit të shkallës së invaliditetit, si dhe me rritjen e shpenzimeve, të rriten edhe përfimitmet.
Ata thonë se është e nevojshme ndërgjegjësimi i publikut si për të diagnostikuarit ashtu edhe për publikun e gjerë. Sipas tyre, ndërgjegjësimi i publikut është në nivel më të lartë por jo aq sa duhet.
“Pasi të keni aplikuar për ndihmë financiare ose suplemente të tjera të kujdesit, aplikimi duhet të jetë më i thjeshtë” – tha Kryetarja e Multiplesklerozës, Kristina Proskovska.
“Për shembull, ata që duhet të marrin një ndihmë ortopedike ose ndonjë mjet për invalid duhe të presësh pesë vjet që të mund ta ndërroni atë për të marrë një të re” – deklaroi Kryetari i mobilizimit, Goce Minovski.
“Nuk ka mjaft staf mjekësor të specializuar për këtë sëmundje për zbulimin të parakohshëm dhe në kohë” – u shpreh Kryetari i Distrofisë Muskulare në Lëvizshmëri, Erhan Qail.
Numri i personave me sëmundjen Sklerozë të shumfishtë që marrin terapi efektive është vazhdimisht në rritje, por pavarësisht kësaj jemi përballur me mosdisponueshmërinë e kësaj terapie, thotë kryetarja e Shoqatës Nacionale për SSH.
Kurse në një situatë të ngjashme janë edhe ata që presin me muaj të tërë për të marrë një trajtim modern.
“Arsyet e kësaj gjendje mund të kërkohen në buxhetin e pamjaftueshëm të akorduar për Klinikën e Barnave Për Sklerozën e shumfishtë, gjë që rezulton në mungesë të fondeve për prokurimin e barnave dhe për pacientët ekzistues që janë duke u trajtuar prej disa vitesh” – deklaroi Ana Karajanova Dimitrusheva nga Shoqata Nacionale e Sklerozës Multiple.
“Fondi, përmes një buxheti të kushtëzuar, siguron fonde shtesë për një terapi të re moderne dhe më efektive për pacientët me një formë agresive të sklerozës së shumëfishtë” – u shpreh Kristina Hristova ngaa Sektori i Farmacisë – FSSH.
Në vend me këtë diagnozë janë regjistruar rreth 1000 pacientë, ndërsa në botë ka rreth tre milionë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. (Sedat Selimi, TVM2)
