Tetovë, lokalizohet zjarri në “Makedonija Tabak”
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov....

Më shumë se pesë orë është dashur që Zjarrfikësit e Tetovës të dalur në ndihmë nga ato të Kumanovës dhe Gostivarit të lokalizojnë zjarrin në ish fabrikën e duhanit, tani fabrikë private që merret me prodhimin e stiropollit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit se si kanë ardhur. Apeli i të gjithëve është që qytetarët e Tetovës pa nevojë mos të dalin jashtë.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, tha se zjarri është lokalizuar dhe situata nuk është alarmante. Sipas tij për momentin në ajër ka grimca të shtuar te PM10.
“Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e pasme ku ka kontejnerë me lëndë shpërthyese” – tha Drejtori për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.
Edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami thotë se gjendja me nivelin e ndotjes nuk paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve, prandaj fton që nxënësit gajtë ditës së nesërme ti kthehen mësimit.
Njëri ndër vullnetarët që kishte ardhur ti dalë në ndihmë kompanis dhe ishte ndër të parët që ka arritur në fillim të zjarrit tha se edhe përkundër përpjekve ishte e pa mundur që të ndalohet zjarri. Por sipas tij fatmirësisht nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.
“Ishte e pa mundur që të ndalojmë zjarrin, por me ndihmën e zjarrfikësve, kompanive private dhe me të gjithë mekanizmat e vetë arritëm deri në këto momente ta shuajmë pak zjarrin, por për fat të mirë është se nuk ka viktima në njerëz por vetëm dëme materiale. Të gjithë puntorët e ndërmarrjes ishin aty brenda” – u shpreh Hekuran Xheladini - vullnetar.
Në vend ngjarje nuk mungonin Mjekët e Ndihmës se parë të Tetovës, të cilët kujdeseshin për personat që kërkonin ndihmë nga tymi që thithnin në tentim për të shuar zjarrin, sidomos zjarrëfikësit.
“Kemi pasur tre raste, që kanë kërkuar ndihmë dhe ju kemi ndalë në ndihmë me dioksidkarboni, kanë qenë më simptoma të lehta, jo në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin më e rëndësishmja është që njerëzit mos asfiksohen, mos kalojnë në gjendjë më të rëndë, mos thithin ajër në këtë rrethinë” – thanë nga Ndihma e Parë e Tetovës.
Përveç zjarrfikësve, në shuarrjen e zjarrit u angazhua edhe një helikopter i MPB-së, por edhe pjesëtarë të armatës dhe qytetarë vullnetarë. Poashtu një ekip i veçantë për matje të ndotjes së ajrit dhe materieve toksike po kontrollon gjendjen e cilsisë së ajrit në Tetovë. (Visar Sadiki, TVM2)
