Lufta në Ukrainë, rusët po avancojnë drejt Donetskut Verior

30.05.2022 18:40

Tre civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën....

Tre civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga gramatimet në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore.

Qytetet Severodonetsk dhe Lisiçansk janë nën sulme të vazhdueshme, nga beteja të ashpra që janë duke u zhvilluar, banorët kanë mbetur pa ujë dhe ushqim.

Guvernatori, Serhiy Haidi tha se trupat ruse kishin hyrë në qytet duke marrë jetën e shumë civilëve.

“Ata do të bombardojnë për tre, katër, pesë orë dhe pastaj do të avancojnë. Ata që po sulmojnë po vriten, dhe pastaj fillon përsëri bombardimi dhe më pas një sulm tjetër. Dhe kjo do të ndodhte derisa ata të mund të thyejnë pozicionet tona. Rusët po i afrohen qendrës. Luftimet vazhdojnë, por situata është mjaft e vështirë. Moti është mjaft i nxehtë tani. Dhe në të gjithë periferinë e Severodonetsk, ne kemi aromën e kufomave, sepse ata [rusët] nuk po i marrin trupat.” – tha Guvernatori i Luhanskut, Serghei Haidai.

Në mes të luftëtarëve, banorët mbijetojnë me frikën e bombardimeve.

"Sapo ra këtu një bombë, 10 minuta më parë" – tha një banor i Lunaksut.

"Qëllimi është sigurisht rrethimi. Në luftimet urbane, humbjet e forcave sulmuese janë shumë më të larta se ato të mbrojtësve. Kështu që qëllimi ynë është që burrat tanë të mos bie në betejë” – tha një suhtar pro-rus.      

Zelensky: Nuk do të dorëzohemi

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se nuk do të dorëzohen pavarisht se qyteti është shkatërruar plotësisht.                                                                                         “90 për qind e ndërtesave janë të shkatërruara në Severodonjeck, më shumë se dy të tretat e shtëpive. Marrja e Serverodonjeckut është gjë thelbësore për pushtuesit.Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të penguar avancimin e tyre” – u shpreh Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky.    

Lavrov: Donbas "prioritet absolut" për Moskën

Se marrja e Donetskut e Luhanskut, i njohur në tërësi si rajoni i Donbasit, është prioriteti kryesor i Rusisë, konfirmoi edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Çlirimi" i rajonit të Donbasit të Ukrainës është një ‘prioritet absolut’ për Moskën dhe ne do ti marrim nën kontroll të gjitha qytetet e këtyre rajoneve” – tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.               

Forcat ruse pasi kanë rritur presionin në qytezat Severodonjeck dhe Lisiçansk në lindje të Ukrainës,pretendojne se kanë marrë kontrollin e qytetin të afërt, Liman. Zyrtarët ukrainas, në anën tjetër, kanë thënë se mbrojtësit janë duke luftuar në kushte të rënda në këto zona strategjike. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)