Aksident në Bllacë, vdes 23 vjeçari nga Podujeva

30.05.2022 19:02

23-vjeçari Herolind Çitaku nga Podujeva...

23-vjeçari Herolind Çitaku nga Podujeva, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në magjistralen nga Bllaca drejt Shkupit.

Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar edhe mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.