Maqedoni

Parashikimi i motit

31.05.2022 08:46

Moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme..

Moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Në orët e pasdites do të ketë reshje të izoluara afatshkurtra dhe të rrëmbyeshme. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 9°C deri në 15°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26°C deri në 33°C. UV indexi do të jetë 8.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 30°C.
 
Edhe në ditët ne vijim moti do të jetë nën ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.