Botë

Raundi i fundit i sanksioneve të BE, bllokon 90% të naftës dhe gazit rus

31.05.2022 09:22

BE ka rënë dakord për të ndaluar 90% të furnizimeve të naftës dhe gazit rus deri në fund të 2022....

BE ka rënë dakord për të ndaluar 90% të furnizimeve të naftës dhe gazit rus deri në fund të 2022.
 
Të hënën drejtuesit e Këshillit Europian njoftuan për vendimin e marrë, duke bllokuar naftën e marrë me cisterna.
 
Megjithatë, një përjashtim do të bëhet për segmentin jugor të tubacionit Druzhba, sipas presidentes së KE-së Ursula Von der Lein.
 
Segmenti verior i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë rënë dakord për embargon.
 
Pjesa jugore shkon në Sllovaki, Hungari dhe Republikën Çeke.
 
Von der Lein tha  se përjashtimi në segmentin jugor përbën 10% të naftës ruse.