Maqedonia humb një pozitë, Shqipëria mbetet e 58-ta
Edhe pse nuk zhvilloi asnjë ndeshje gjatë muajit të kaluar, përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, ka regjistruar rënie prej një pozite, në rang listën më të re të FIFA-s të shpalosur sot...

Të përzgjedhurit e Boshko Gjurovskit, muajin e kaluar e ndanin pozitën e 100-të me Australinë, ndërsa tani, me gjithsej 324 pikë, janë në vendin e 101-të.
Për dallim nga Maqedonia, Shqipëria që njëashtu nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë dhjetorit, nuk ka ndonjë ngritje apo rënie në rënditjen më të re. “Kuqezinjtë” e De Biassit edhe këtë muaj ndodhen në pozitën e 58-të, me 543 pikë të tubuara.
Ndërkohë, ndryshime nuk kanë ndodhur në 45 pozitat e para të rangimit, me ç`rast Gjermania vazhdon të prij bindshëm para Argjentiës, Kolumbisë, Belgjikës, Hollandës e kështu me rradhë. (Mustafa Ademi, TVM2)
