Maqedoni
Petkovi dhe Radevi në takim me Makronin, temë diskutimi heqja e vetos ndaj RMV-së
31.05.2022 10:46
Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe presidenti Rumen Radev, do të udhëtojnë për në Francë...

Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe presidenti Rumen Radev, do të udhëtojnë për në Francë, ku do të takohen me presidentin Emanuel Macron.
Nuk ka informacione se kush është organizatori i takimit, por mediat bullgare shkruajnë se Franca do të jetë garancia që Maqedonia e Veriut të përmbushë kërkesat si përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë dhe ballafaqimi me siç thuhet në Sofje gjuha e urrejtjes.
Së fundmi, kryeministri i Bullgarisë nga Brukseli ka deklaruar se: “Për momentin e di se në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme po përgatitet shumë punë e madhe për të parë se cilat janë të gjitha mundësitë për përparim në temën me Maqedoninë e Veriut, por para kësaj në nivel të pastër profesional mes diplomatëve të arrijmë te ndonjë ide e përbashkët pas së cilës mund të shkohet përpara, dhe nuk mund të konfirmojmë asgjë nga normat reale”, tha Kiril Petkov.
Ai përsëriti se çdo zgjidhje midis dy vendeve do të duhej të kalonte përmes parlamentit bullgar. "Kjo është instance e fundit."
“E di që po punohet shumë, nuk mund të konfirmoj ftesa individuale, të shohim deri ku do të shkojmë”, ka shtuar Petkov.
