Uashington, RMV nis dialogun strategjik me ShBA-të
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot nga Tokio udhëton për në Uashington....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot nga Tokio udhëton për në Uashington, ku do ta udhëheqë delegacionin qeveritar në Dialogun Strategjik me Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që fillon një proces të tillë të rëndësishëm me Shtetet e Bashkuara. Gjatë vizitës së tij në Uashington, Osmani do të realizojë edhe takime të shumta bilaterale me përfaqësues të lartë shtetëror të SHBA-së, si dhe personalitete të njohura të sektorit civil dhe “think-tank” organizatave. Pjesë e delegacionit Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi si dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska.
