MPB dhe DMSh, furnizohen me pajisje për zbulimin e mjeteve shpërthyese
12.700 pjesë të demoluara të armatimit janë gjetur në vend....

12.700 pjesë të demoluara të armatimit janë gjetur në vend, prej të cilave një pjesë më e madhe e tyre janë gjetur në Manastir gjatë vitit të kaluar.
Për herë të parë, njësitë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe MPB u furnizuan me pajisje të reja të veçanta për zbulimin dhe demolimin e shpejtë të armatimit të gjetur nën tokë.
“Aksionet policore për përgjigje urgjente të lidhura me pajisjet e improvizuara shpërthyese janë me rendësi të madhe për partnerët tanë strategjik të NATO-së dhe interesave të vendit. Njësitë e organeve policore të cilët punojnë në këtë drejtim po ballafaqohen me rreziqe të mëdha gjatë zbulimit të tyre, andaj është me rendësi të madhe të kemi pajisje të reja të sofistikuara dhe strategji të mirë për zbulimin e tyre.”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski,
“Shumë kanë kontribuar për përpilimin e zgjidhjes softuerike dhe jo vetëm për përpilimin e analizave por edhe për krijimin e një data bazë të të dhënave të materialeve shpërthyese, me çka do ta lehtësojnë punën në terren.”,- theksoi koordinatorja e projektit, Marin Malish Sazdovska.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se në terren po përmirësohet dukshëm bashkëpunimi i qytetarëve kur hasin në pajisje shpërthyese.
“Procesi i neutralizimit të pajisjeve shpërthyese është shumë i rrezikshëm dhe kompleks për këtë arsye më gëzon fakti për zhvillim të mëtejshëm të teknologjisë bashkëkohore për neutralizim më të lehtë dhe më të mirë të pajisjeve shpërthyese.”,- tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.
Projekti për zgjidhjen softuerike në kuadër të projektit VETKO realizohet në bashkëpunim të fakulteteve, qendrave për hulumtim nga vendi dhe rajoni dhe i njëjti është i mbështetur nga programi për paqe dhe siguri NATO. (Rexhep Qamili, TVM2)
