Tompson numëroi deri në 40, derbi i LA për Klipersat
13 ndeshjet e natës së shkuar në NBA, kaluan në shenjë të paraqitjes së Klej Tompsonit dhe derbi të Llos Anxhellosit...
Golldën Stejti, deri te fitorja e 28-të gjatë këtij sezoni, erdhi kundër Indianës, me rezultatin 117:102, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte plejmejkeri i Voriorsave, I cili sfidën e mbylli me 40 pikë. Ai, kishte ndihmë të madhe edhe nga Stefon Kerri, që regjistroi dabëll dabëll prej 21 pikë e 15 kërcime.
Derbi i Llos Anxhellosit, I takoi Klipersave të cilët me rezultatin bindës prej 114:89, pa vështirsi të mëdha, mposhtën rivalët e qytetit, Lejkersat. Në fitoren e 24-të të skuadrës, Bllejk Grifin ishte më I dalluari, me 27 pikë, nëntë kërcime e tetë asiste, ndërsa Kris Poll shtoi 24 poena dhe 11 asiste.
Nga takimet tjera interesante, veçojmë edhe fitoren e Hjustonit kundër Klivlendit, si dhe triumfin e Atllantës ndaj Memfisit. (Mustafa Ademi, TVM2)