Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca nesër vizitë zyrtare në Greqi

31.05.2022 19:38

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca....

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,të mërkurën do ta vizitoj Greqinë me ç’rast do të ketë takime të ndryshme me Komisionet Parlamentare Greke.

Konjufca fillimisht do të marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, infrastrukturë dhe Energji.

Më pas ai do të ketë mbledhje edhe me Komisionin e Përgjithshëm Zhvillim Social si dhe me Komisionin e përgjithshëm dhe Drejtësi e Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë.

Ai do të ketë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë të shtetit grek.