Dior, fitues i trofeut të turneut “Hoxhë Jakup Asipi”

08.01.2015 16:08

Skuadra e Diorit është fituese e edicionit të pestë të turneut përkujtimor në futboll të vogël, “Hoxhë Jakup Asipi....

Në finalen e djeshme të zhvilluar në palestrën sportive të fshatit Sllupçan dhe në prezencën e një numri të madh të publikut, ekipi nga fshati organizator, arriti të mposht rivalët nga Orizarja, Ersin Trans, me rezultatin 5-2, duke ardhur kështu në fund deri te trofeu i çmueshëm.

Të dyja ekipet në rradhët e veta kishin lojtar kualitativ të cilët luajnë në Superligën e Kosovës në futsall. Golashënues në fitoren e thellë të fituesit të finales dhe turneut, ishin Arian Osmani dy herë si dhe Shpend Ibrahimi, Artidon Kelmendi dhe Narcis Alibegu, ndërsa në anën e kundërt, golat e nderit për ekipin që përjetoi disfatë, i shënoi Ideal Brovina.

Duhet cekur që ekipi i Diorit, fitoi pozitën e parë në mesin e 32 ekipeve të paraqitura për edicionin e sivjem, I cili kishte nisur me 17 dhjetor.

Para finales mes Diorit dhe Ersin Trans, u organizua edhe manifestimi përmbyllës I edicionit të sivjem, në të cilin si edhe zakonisht kishte mysafirë special nga të gjitha trevat shqiptare. (Mustafa Ademi, TVM2)