"Finalissima 2022", Italia dhe Argjentina gati për spektakël

01.06.2022 11:12

Italia dhe Argjentina do të zbresin sonte në fushë.....

Italia dhe Argjentina do të zbresin sonte në fushë për të sqaruar se kush e zotëron futbollin në Evropë dhe në Amerikë.

"Finalissima 2022" është finale ndërkontinentale dhe produkt i bashkëpunimit CONMEBOL-UEFA.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” me fillim në ora 20:45.

"Finalissima 2022"është një ringjallje e idesë së bashkëpunimit ndërkontinental, e cila kishte filluar realizimin më 1985, kishte vazhduar më 1993 dhe ishte ndërprerë më vonë.

Finalen e vitit 1985 e kishte fituar Franca, ndërsa atë të vitit 1993 Argjentina. Mbetet të shihet sonte se kush do të dalë fitues, Europa, apo Amerika.