Sot luhet ndeshja e "Play off" për Botërorin e Katarit, Ukrainë-Skoci

01.06.2022 11:32

Ukraina dhe Skocia ndeshen sot në ndeshjen e "Play off"....

Ukraina dhe Skocia ndeshen sot në ndeshjen e "Play off", e vlefshme për Kampionatin Botëror "Qatar 2022"

Ndeshja do të zhvillohet në Skoci në stadumin "Hampden Park", me fillim në ora 20:45.

Fituesi i këtij takimi do të ballafaqohet me Uellsin e Garet Bejll.  Kushdo që kualifikohet nga këto tri kombëtare e ka vendin në Grupin B ku presin tri kombëtare që tashmë janë kualifikuar, edhe atë Anglia, SHBA-ja dhe Irani.

Ndeshja e sontme do të jetë e para për Ukrainën që kur se ky vend është në luftë me Rusinë, që në anën tjetër është pezulluar nga FIFA dhe UEFA, duke mos marrë pjesë as në Botërorin e Katarit, por edhe në eliminatoret e kompeticioneve tjera që janë nën ëmbrellën e këtyre dy institucioneve të larta futbollistike.