Super lajm, UEFA ua beson Kosovës dhe Shqipërisë organizimin e Evropianit U17 dhe U19 për vajza

01.06.2022 12:25

Një super lajm për Kosovën dhe Shqipërinë...

Një super lajm për Kosovën dhe Shqipërinë vjen nga shtëpia e futbollit europian, UEFA, që i’a ka besuar shtetit tonë fqinjë organizimin e Kampionateve Europiane U17 dhe U19 në konkurrencë për femra.

Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bullgaria dhe Gjibraltari. Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022.

Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.

Nikoqire e turneut kualifikues do të jetë Shqipëria prej 18 deri më 24 tetor 2022.