Bekim Balaj në rradhët e Rijekës
08.01.2015 16:09
Afati kalimtar i dimrit sjell lëvizje edhe për Bekim Balajn, i cili lë Slavian e Pragës për t’u transferuar te Rijeka në kampionatin kroat...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndodhet në Kroaci së bashku me menaxherin e tij dhe të pasi ka kryer kontrollet mjekësore, ka hedhë firmën mbi kontratë.
Këtë lajm, e ka konfirmuar edhe vet klubi kroat, në ueb faqen zyrtare. 24vjeçari shkodran zëvendëson golashënuesin më të mirë te nënkampionët e Kroacisë, Andrej Kramariç, I cili iu bashkua Leister Sitit në Angli.
Rijeka, nënkampione e sezonit të shkuar, është rivalja kryesore e Dinamos së Zagrebit në luftën për titull. Aktualisht skuadra e drejtuar nga slloveni Matjazh Kek renditet e dyta, 7 pikë pas Dinamos.
