Partizani i Tiranës postin e Drejtorit Sportiv i’a beson Elton Marinit

01.06.2022 13:27

Elton Marini, një emër i njohur për futbollin shqiptarë dhe më gjërë....

Elton Marini, një emër i njohur për futbollin shqiptarë dhe më gjërë, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është prezantuar si Drejtro i ri Sportiv i Partizanit të Tiranës, njofton “infOSport.mk”.

Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.

Ish futbollisti i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv. Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin, pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, i cili më pas bëri një karrierë të madhe edhe nëpër Europë,  dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka, i cili shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke ndihmuar skuadrën nga kryeqendra shqiptare për të siguruar një vend për në garat europiane.

Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998.