Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Radev: Shkupi s’tregon rezultat, ftesat e tjera të kota

01.06.2022 14:34

Ftesën e kryetarit francez Makron të paralajmëruar nga mediat bullgare...

Ftesën e kryetarit francez Makron të paralajmëruar nga mediat bullgare, presidenti i shtetit Rumen Radev e sheh të paarsyeshme dhe të panevojshme në këto rrethana. Akuzon se Shkupi zyrtar nuk po dëshmon rezultate konkrete  në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe.
 
“E vlerësoj angazhimin e partnerëve tanë evropianë, por unë dua të shoh rezultate reale. Nuk ka kushte për një vizitë të atillë.”,- tha kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Radev kundërshton Petkovin: Për kontestin vendos populli, jo kuvendi
 
Lidhur me deklaratën e kryeministrit bullgar Petkov, i cili thotë se secila marrëveshje eventuale e arritur mes dy ministrive të shteteve  patjetër t’i kalojë filtrat e parlamentit bullgar, Radev me qëndrim tjetër. Instanca e fundit është fjala e popullit që mbrohet me kushtetutë, thotë ai. 
 
“Sa i përket deklaratës së kryeministrit se instanca e fundit në temën për Maqedoninë e Veriut është parlamenti, duhet të potencoj se instanca e fundit është gjithmonë populli dhe për konsultimin e tyre gjithmonë ka mekanizma kushtetuese.”,- tha kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Sipas agjencisë së lajmeve BGNES, Sofja ka marrë garanci nga Parisi për përfshirjen e të gjitha kërkesave bullgare në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, dhe se implementimi i saj do të mbikëqyret nga vet Makroni. Samiti i 22 qershorit në Bruksel do të jetë nota përfundimtare për gjashtëmujorin e këtij vitit për fatin e mëtutjeshëm eurointegrues të vendit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU