Shaqiri zyrtarisht te Interi

08.01.2015 16:13

Merr fund saga e transferimit të Xherdan Shaqirit. Shqiptari me pasaportë zvicerane ka vendosur ta refuzoj ofertën më të mirë të Liverpool, për t'u bashkuar me skuadran e Interit....

Interi ka konfirmuar përmes televizionit zyrtar se ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e Xherdan Shaqirit.

Klubi italian po ashtu ka postuar një deklaratë në rrjetet sociale ku konfirmon marrëveshjen e arritur.

“Interi dhe Bayerni kanë arritur marrëveshje për transferimin e Xherdan Shaqirit. Mbetet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes”, thuhet në deklaratë.

Kësisoj, Bayerni do e jap Shaqirin në formë huazimi deri në verë dhe do të përfitoj 2 milion euro, ndërsa në fund të këtij stinori Interi do ta blej kartonin e plotë të shqiptarit, e bavarezët do të përfitojnë hiq më pak se 16 milion euro.

Për 23 vjeçarin, që iu bashkua Bayernit në vitin 2012, por nuk arriti ta bind trajnerin Pep Guardiola që të qëndroj ende në Alianz Arena, Interi do të jetë një mundësi unike, ngase Roberto Mancini do t'i jap shumë hapësira.

Djaloshi nga Gjilani, te neroazzurët pritet të fitoj 2.75 milionë euro në vit, që do të bëhen 3 milion në bazë të bonuseve, ku numërohen paraqitjet, golat, kualifikimi në Ligën e Kampionëve si dhe triumfi në Ligën Europa.