Maqedoni
220 fëmijë të vrarë në Urkainë, 2200 fëmijë të zhdukur në vetëm 3 muaj luftë
01.06.2022 15:13
Sipas të dhënave zyrtare, në sulmet e Rusisë në Ukrainë, 220 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 406 të tjerë janë plagosur...

Sipas të dhënave zyrtare, në sulmet e Rusisë në Ukrainë, 220 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 406 të tjerë janë plagosur. Në vetëm tre muaj luftë, 2000 fëmijë janë zhdukur, mes tyre edhe Vladislav Buryak. Deri në prill ai ishte një fëmijë që jetonte si gjithë të tjerët, edhe pse në mesin e një lufte. Por, në muajin prill, Vladislav mendohet se është rrëmbyer nga trupat rusë në një postbllok.
“Ai kurrë nuk ka shërbyer në ushtri, ai kurrë nuk ka mbajtur armë. Ai është ende në shkollë. Atë e kanë burgosur, negociatorët rusë më lejuan të flas me të e im bir vetëm më pyeste: Kur do të më lënë të shkoj? Kur do të vish të më marrësh? Ende nuk e kanë liruar.”,- tha babai i Vdladislavit, Oleg Buryak.
Në çdo rrugë dhe fshat të shkatërruar të terrorizuar nga sulmi rus, jetët janë shkatërruar dhe fëmijët janë zhdukur. Organizata bamirëse e Personave të Zhdukur të Ukrainës, ka regjistruar në vetëm tre muaj 10-fishin e rasteve vjetore.
"Është shifra e madhe, askush nuk mund të përgatitej për këtë. Kemi pranuar rreth 2200 raste të fëmijëve të humbur. Gjëja më e vështirë është të mendosh nëse fëmija yt është gjallë apo jo, ose se çfarë ka ndodhur me të.",- theksoi Marina Lypovetska nga Organizata e Personave të Zhdukur të Ukrainës.
Luftërat dhe fëmijët, mijëra viktima nga konfliktet në Jemen e Siri
Fëmijët nuk vriten vetëm në Ukrainë. Që nga marsi 2015 e deri më sot, lufta në Jemen ka shkaktuar vdekjen e 10.000 fëmijëve. Atje një fëmijë vdes çdo dhjetë minuta për një shkak të parandalueshëm, i cili në të gjitha rastet lidhet me pasojat e luftës, alarmuan në 2021 nga UNICEF.
Rreth 4 milion fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute. 2018 ishte viti më vdekjeprurësi për fëmijët në Siri, ku humbën jetën 1 mijë e 106 fëmijë. Në 2021 në Afganistan 10 milionë fëmijë kishin nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar. Rreth 4.2 milion fëmijë në Afganistan ishin jashtë shkolle, përfshirë më shumë se 2.2 milion vajza.
FARIJE DAUTI BAKIJU
