Maqedoni
Ende ruhet vendi ku shpërtheu zjarri, Ahmeti: Na u dëmtuan mjetet, duhen zëvendësuar
01.06.2022 15:43
Zjarri te ish fabrika e duhanit në Tetovë është lokalizuar, por Shtabi i Krizës ka vendosur edhe gjatë 24 orëve...

Zjarri te ish fabrika e duhanit në Tetovë është lokalizuar, por Shtabi i Krizës ka vendosur edhe gjatë 24 orëve të ketë kujdestari, pasi siç thanë, edhe nga NJTKZ rreziku ekziston, pasi është material që shumë shpejt ndizet. Pas luftës së fituar me zjarrin, NJTKZ - Tetovë kërkon nga të gjitha institucionet që makineritë dhe mjetet e punës që u janë dëmtuar t’iu kompensohen.
“Kemi dy kamionë të prishur, shumë gypa të djegur dhe të shpuar dhe nuk janë funksional. Do të kemi pengesë në punën tonë që duhet ta kryejmë, pasi kemi një sasi shumë të madhe të dëmit që ka pasur NJTKZ. Është një dëmtim shumë i madh për njësitin tonë, ne kemi kapacitet por këto që janë dëmtuar duhet të kompensohen, do na pengonin shumë nëse kemi ndonjë zjarr të përmasave të kësaj natyre.”,- tha zëvendëskomandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ahmeti.
79 të punësuar në NjZT-Tetovë, komuna: Nuk mbulohet zona me kaq pak zjarrfikës
Nga Shtabi i Krizës kërkuan nga qeveria që të mbështesin me mjete financiar NJTKZ, si dhe punësime të reja. 79 të punësuar nuk mund te mbulojnë të gjithë territorin e komunës së Tetovës e leje më t’u dalin në ndihmë komunave rurale.
“Njësia e zjarrfikësve ka nevojë për mbështetje të mjeteve financiare, ka nevojë për mbështetje të punësimeve të reja,pasi janë 79 të punësuar dhe nuk mund ti përfshin pesë komunat rurale.”,- theksoi kryetari i Këshillit Komunal – Tetovë, Besar Durmishi.
Inspektorati komunal ka dalë ndërkohë në terren për të vlerësuar dëmin që ju është shkaktuar qytetarëve nga vërshimet e ditës së diel dhe kërkuan nga qeveria që të njëjtit t’i dëmshpërblejë.
VISAR SADIKU
