Maqedoni

Shaqiri: I hapur për dialog me sindikatat e arsimit të lartë

01.06.2022 16:04

Të enjten, profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”...

Të enjten, profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, do të nisin protestën përmes së cilës kërkojnë nënshkrimin e Kontratës Kolektive dhe rritjen e pagave. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, thotë se MASh është e hapur për dialog me sindikatat përfaqësuese për arsimin e lartë. Sipas tij, me buxhetin shtesë është paraparë që nga shtatori, ata të kenë paga më të larta, pasi mjetet janë siguruar.
 
“Në buxhetin suplementar është nisur një procedurë nga ministrja paraardhëse ku parashikohen mjete për paga më të larta në arsimin e lartë. .. Pres që javën e ardhshme të kemi një takim me ta para sesionit të  qershorit që studentët të mos kenë pasoja.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Shaqiri ndërkohë vazhdon të jetë kundër kërcënimeve për ndërprerjen e  mësimit. Thotë e në këtë periudhë provimesh, sindikata mund të dalë me paralajmërime por jo edhe me bojkot.
 
“Në negociatat me SAShK-un kemi kërkuar mirëkuptim për disa tregues ekonomikë që nuk lidhen vetëm me arsimin, por varen nga zhvillimet ekonomike që nuk janë vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe më gjerë.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Ministri thotë  se duhet të diskutohen mënyrat e financimit, të cilat janë të ndryshme për institucionet e arsimit të lartë dhe se nëse buxhetet organizohen mirë, mund të arrihet sukses më i madh.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI