Kreu i BFI-së takon fituesin e vendit të katërt për lexim të Kura’anit
Interpretuesi i njohur i ilahive dhe leximit të Kur’anit, Xhemal Nuhiju, në garën botërore për lexim të Kur’anit ka fituar vendin e katërt...

Me qëllim nderimin e kësaj arritje të hafizit Nuhiu, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë sot në objektin e saj e ka pritur Xhemal Nuhijun. Rexhepi, Nuhujit i dhuroi një plaket me një Kur’an të artë, si shenjë mirënjohje dhe respekti.
“Është me rëndësi që hafizin me qëndrimin tonë vendosëm që ta përcjellim në Teheran, që të merr pjesë në garat ndërkombëtare botërore dhe kënaqësia është shumë e madhe dhe mburremi që të kemi sa më shumë hafiza dhe teologë të këtillë, sepse hafizi i jonë në garat ndërkombëtare në bukurinë e leximit të Kur’anit arriti të plasohet në finale në mes 5 garuesve më të mirë botëror”- deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Më pas, hafëz Xhemail Nuhiu e falënderoi kreun e BFI-së për mikpritjen dhe dhuratën e çmuar.
“Gjatë javës së kaluar kisha nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj myslimanët e këtyre vendeve dhe pikërisht Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, si dhe të përfaqësoj Fakultetin e Shkencave Islame në garat ndërkombëtare që u mbajtën në Teheran të Iranit. E falënderoj All-llahun xh. sh. për suksesin që e arrita”- tha hafizi, Xhemal Nuhiju (lexues Kur’ani).
Në finalen e madhe, Xhemal Nuhiju ka garuar edhe me lexues të tjerë nga vende të ndryshme të shteteve myslimane, si p.sh. Afganistani, Egjipti, Iraku dhe Irani. (Ersan Pajaziti, TVM2)
