Maqedoni

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, minimaturantët festojnë lirshëm pas pandemisë

01.06.2022 16:42

Në ditën e fëmijëve - 1 qershor, Fëmijët e Çerdhes “Fidani” në Shkup...

Në ditën e fëmijëve - 1 qershor, Fëmijët e Çerdhes “Fidani” në Shkup shënuan mini-maturën apo përfundimin e qëndrimit në këtë institucion parashkollor. 
 
“Kam vallëzuar si flutur dhe jam kënaqur me shokët dhe shoqet.”,- tha një fëmijë.  
 
“Jam kënaqur me shokët dhe shoqet me mësuese Shpresa Oja në grupin Mozaik.”- theksoi një fëmijë.
 
“Unë e kam fustanin shumë të bukur si meksikane.”,- u shpreh një fëmijë.  
 
“Kam valle kombëtare, kemi vallëzuar shqip.”,- tha një fëmijë. 
 
“Jam mërzitur, do të më mungojnë mësueset, shokët e shoqet.”,- theksoi një fëmijë.  
 
“Jam veshur si shqiptar dhe kam vallëzuar shumë mirë.”,- u shpreh një fëmijë.  
 
“Do të më mungojnë të gjithë, Andin e kam të preferuar.”,- theksoi një fëmijë.  
 
Organizimi i minimaturës është shndërruar në traditë për këtë kopsht. Nga viti i ardhshëm, ata do kenë edhe një objekt të ri. 
 
“Tek ne fillojnë hapat e parë, ne i rrisim si të vegjël  dhe pastaj fillojnë në klasën e parë dhe e kemi si traditë shfaqen e minimtaurantëve.”,- deklaroi drejtoresha e Çerdhes “Fidani”, Gëzime Bakiu.
 
“Në 2023 çerdhja jonë e re do të jetë e gatshme për lëshim dhe aty do të ketë mundësi 350 fëmijë të mësojnë në të ardhmen.”,- tha kryetari i komunës së Çairit ,Visar Ganiu.
 
Ky është festimi i parë i tyre pas pandemisë e nga shtatori këta vogëlushë do nisin një tjetër rrugëtim.
 
FLUTURA LATIFI