Maqedoni
Huamarrja për energji inovative, pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara
01.06.2022 17:18
Huazimi për financimin e projektit nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për kalim në fotovoltaikë diellor...

Huazimi për financimin e projektit nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për kalim në fotovoltaikë diellor, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Kjo e fundit ka akuzuar qeverinë për fryrje të buxhetit dhe për harç ndaj qytetarëve. Nga shumica parlamentare të bindur se një huazim i tillë është tërësisht i dobishëm sidomos në kushte të krizës energjetike.
“Shuma e totalit të investimit për termocentralet fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir me kapacitet të instaluar prej 30 megavat është 25 milionë euro dhe për ndërtimin e një megavati duhen 833 mijë euro praktikisht kushton 600- 650 mijë euro. Kemi një diferencë prej 5.5 milionë euro, fitim që do të shkojë në xhepat e dikujt,megjithatë edhe kredia dhe këtë fitim që do të shkojë në xhepat e dikujt do ta paguajnë qytetarët.”,- tha Olga Lozanovska nga VMRO-DPMNE.
“Në periudhë kur kemi krizë globale energjetike që sigurisht ndikon në pjesën ekonomike dhe pasojat i shohim dhe ndoshta do t'i shohim gjatë gjithë këtij viti, të jesh kundër një zgjidhjeje të tillë që do të parashikojë që pikërisht në vendet ku energjia elektrike prodhohet nga qymyri që është ndotës, të mund të prodhojmë energji shtetërore nga dielli, nuk e di pse nuk do të ishte në interes të qytetarëve.”,- thekso Maja Moraçanin nga PRM.
Nga BDI pyetën opozitën nëse janë për energji inovative apo jo por nga ASH rikujtuan se diçka të ngjashme kishin propozuar shumë më herët.
“Arsyetimi që çdo herë thirreni në gërryerjen e qymyrit nga toka nuk mban për shkak se edhe aty kemi humb disa herë. Komuna e Manastirit dhe Mogillës çdo herë e kanë paditur ELEM-in për ndotje dhe çmimet e ELEM-it kanë qenë disa herë më të larta me paditë të cilat i ka marrë ELEM nga këto dy komuna për ndotjen të cilën e ka bërë me këtë qymyr.”,- theksoi Bajram Kadria nga BDI.
“Për furnizimin e amvisërive me aparate fotovoltaikë kemi pasur amendament në vitin 2021 që ka qenë refuzuar dhe parashtrohet pyetja çka ndryshoi tash që qeveria e ndërron qasjen dhe atëherë nuk bënte.”,- tha Halil Snopçe nga ASh.
Propozim ligji ndodhet në miratim me procedurë të shkurtër.
NAIM RAMADANI
