Maqedoni

Sh. F. “Dituria”-Likovë, përurohet objekti i rikonstruuar

01.06.2022 17:54

Nxënës dhe arsimtarë sot kanë përuruar objektin e rikonstruuar të Sh. F. “Dituria” në Likovë....

Nxënës dhe arsimtarë sot kanë përuruar objektin e rikonstruuar të Sh. F. “Dituria” në Likovë. Bëhet fjalë për rikonstruim të çatisë së shkollës, dyerve e dritareve, nyjet sanitare si dhe fasada sipas standardeve me efikasitet energjetik. Në aktin solemn të përurimit mori pjesë edhe ministri i MASh, Jeton Shaqiri. 
 
“Shkolla ka marrë një pamje krejtësisht tjetër, kjo do të jetë një shtytje dhe motiv, për arsimtarët dhe nxënësit e shkollës tonë, për nxënësit që të mësojnë më shumë, kurse për arsimtarët të punojnë më tepër.”,- tha drejtori i Sh. F. “Dituria” - Likovë, Besnik Arifi.
 
“Thirrjeve të ministrisë t’u përgjigjen komunat, të dorëzojnë projektet dhe neve na mbetet se si ti gjejmë mënyrat e financimit përveç buxhetit të cilin e kemi dhe gjithë burimet e tjera financiare përpara. Ky është një ndër projektet do të kemi edhe projekte të radhës ku kemi biseduar edhe me kryetarin që të shfrytëzojmë edhe mundësitë tjera për projektet të tjera për këtë komunë.”,- theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
“Është një shkollë që i ka munguar infrastruktura, deri në atë nivel sa që procesi edukativo arsimorë të mbahet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe bashkërisht me MASh arritëm ta rikonstruojmë këtë shkollë.”,- u shpreh kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
Ndryshe ky investim kapital u realizua në bashkëpunim midis komunës së Likovës dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të RMV, e që kushtoi rreth 10 milion denarë, ministri Shaqiri gjithashtu paralajmëroi edhe investime të tjera në shkollat e komunës së Likovës. 
 
FATLUM AQIFI