Botë

Covid-19, qetësohet situata, Shangai liron masat e rrepta

01.06.2022 18:12

Shangai zbuti masat e rrepta anti-Covid, pas uljes së shifrave javën që kaloi....

Shangai zbuti masat e rrepta  anti-Covid, pas uljes së shifrave javën që kaloi. Nga sot gjendja normalizohet pothuajse tërësisht. Me rreth 15,000 vende testimi të ngritura në të gjithë qytetin, Shangai mund të testojë më shumë se 8.5 milionë mostra në ditë, si përpjekje për të parandaluar çdo përkeqësim eventual.
 
Nga sot janë hapur linjat e autobusëve, transporti hekurudhor, tragetet dhe taksitë. Por, pasagjerëve do t'u kërkohet të mbajnë maska dhe të paraqesin rezultate negative të bëra brenda 72 orëve. Teste kërkohen edhe për të dalë apo hynë në Shangai , e me këto masa kujdesi, jeta mund t’i kthehet normalitetit.