Botë
Masat antikrizë, çfarë po bëjnë vendet e rajonit për qytetarët
01.06.2022 18:31
Teksa në vendin tonë, aktive është vetëm masat për pensionistët që marrin kompensim...

Teksa në vendin tonë, aktive është vetëm masat për pensionistët që marrin kompensim 3 mujor prej pak më shumë se 15 euro dhe norma e taksës preferenciale për energjinë elektrike dhe ngrohjen qendrore, vendet e rajonit kanë marrë disa masa për tu dalë në dnihmë qytetaërëve të tyre
Qeveria e Kosovës në buxhet ka dhënë 100 euro ndihmë për të gjithë të punësuarit në sektorin privat dhe publik dhe qind për qind e parave shkoi për studentët. Qeveria ka dyfishuar ndihmën sociale dhe kategoritë më vulnerabël marrin fonde shtesë.
Shqipëria paguan 25 euro ndihmë për pensionistët për 3 muaj dhe u jep fermerëve naftë pa taksa. Në kuadër të një pakete masash ndihme, qeveria shqiptare ka hequr taksat për pagat më të ulëta dhe ka përgjysmuar ato për pagat më të larta.
Nga sot Serbia filloi të paguajë 100 euro për të gjithë të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç. Deri të premten 100 euro do të shkojnë në llogaritë e gjithsej 1.105.000 të rinjve.
Greqia shpërndan 600 euro ndihmë për të gjitha familjet me të ardhura nën 45 mijë euro në vit për të kompensuar faturat e larta të energjisë elektrike, të cilat sipas llogaritjeve do të mjaftojnë për të mbuluar 80% të rritjes.
Qeveria gjermane ka vendosur të ulë taksat e karburantit, ndaj gjermanët do të blejnë karburante më të lira nga sot deri më 31 gusht.
