Maqedoni
KE: Bullgaria ende nuk i plotëson dy nga kushtet për anëtarësim në eurozonë
01.06.2022 19:24
Komisioni Europian njoftoi sot se Bullgaria ende nuk i plotëson dy nga kushtet për anëtarësim në eurozonë...

Komisioni Europian njoftoi sot se Bullgaria ende nuk i plotëson dy nga kushtet për anëtarësim në eurozonë; treguesit e stabilitetit të çmimeve dhe legjislacionin në përputhje të plotë me rregullat e BE-së.
Komisioni sqaron se në anëtarin më të varfër të BE-së, inflacioni i çmimeve të konsumit është i pabarabartë.
Sipas mediave bullgare, të dhënat e fundit për Bullgarinë tregojnë inflacion të lartë të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë.
Raporti i radhës pritet të shfaqë një ndryshim pozitiv vitin e ardhshëm, pasi presionet inflacioniste konsiderohen të përkohshme dhe pritet të bien ndjeshëm.
