Maqedoni

Qeveria: Me ribalanc, parashikohen masa të reja antikrizë

01.06.2022 19:50

Nga Qeveria paralajmërojnë se me ribalancin e buxhetit së shpejti do të ketë me masa të reja antikrizë...

Nga Qeveria paralajmërojnë se me ribalancin e buxhetit së shpejti do të ketë me masa të reja antikrizë.
 
Thonë se në krye të prioriteteve të Qeverisë mbetet kujdesi për standardin e qytetarëve, likuiditeti i kompanive dhe masat për siguri të qëndrueshme ekonomike dhe paqe sociale.
 
“Në këtë frymë dhe mbi këtë parim, Qeveria me rebalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin e madh ndaj qytetarëve dhe në kohë sa më të shkurtër do të del me masa kundër krizës që do të jenë të synuara, siç janë rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN dhe Banka Botërore, BE dhe publiku ekspert. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë, drejt atyre që kanë më shumë nevojë.”,- thonë nga Qeveria.