Oklahoma, katër të vrarë nga të shtënat në një spital

02.06.2022 13:13

Katër persona janë vrarë në të shtënat në një spital në Tusla....

Katër persona janë vrarë në të shtënat në një spital në Tusla, Oklahoma, tha policia amerikane.

Zyrtarët konfirmuan se sulmuesi i dyshuar, që kishte qenë i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë, po ashtu ka vdekur. Po ashtu, disa persona janë plagosur nga të shtënat.

Policia tha se sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, besohet se ka bërë vetëvrasje.

Ende nuk ka informacione për motivin e mundshëm të këtij sulmi. Autoritetet thanë se po intervistojnë dëshmitarët që gjendeshin brenda spitalit, përfshirë edhe ata në katin e dytë, ku ndodhi sulmi. Ata thanë se ishte një skenë “katastrofike”.