Zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues, refuzohet paraqitja publike e kandidatëve

02.06.2022 14:52

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime....

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime nuk e pranuan propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për prezantim publik të kandidatëve për gjyqtarë kushtetues.

Deputeti Milloshoski propozoi kandidatët të prezantohen personalisht para komisionit.

“Adresimi personal dhe përfaqësimi i kandidatëve do të jetë i dobishëm për të gjithë. Nga prezantimi përfitim do të ketë kandidati i propozuar për gjyqtar kushtetues do të përfitojë edhe kuvendi edhe deputetët, për ta njohur më e mirë kandidatin dhe, më së shumti do të përfitojnë mediat dhe qytetarët sepse do të dinë se kë voton Kuvendi, dhe mund të bëjnë një sistem vlerash për të parë se cili peshon dhe ka kompetenca më të mira për tu zgjdhur anëtar i gjykatës kushtetuese.”,- tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit dhe anëtarit të komisionit, Goran Misovski, Komisioni duhet të zgjedhë propozimet për gjyqtarë kushtetues sipas rregullores aktuale të punës.

“Apeloj që të japim një shans për të plotësuar vendet e zbrazëta, t’i zgjedhim gjyqtarët kushtetues, ashtu siç vendos çdo demokraci parlamentare përmes një debati me shumicë votash në kuvend. Është standard evropian, promovohet dhe praktikohet nga të gjitha vendet demokratike, duhet ta praktikojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një vend që dëshiron të jetë anëtar i plotë i familjes së madhe evropiane që të gjithë e ëndërrojmë.”,- u shpreh GORAN MISOSKI nga PRSD.

Kryetarja e komisionit, Marija Georgieva, po ashtu tha se nuk ishte në përputhje me rregulloren e punës, sepse deri më tani të gjithë kandidatët janë përzgjedhur sipas biografisë së propozuar. Tre gjyqtarë do të zgjidhen nga nëntë emrat e propozuar. (Naim Ramadani, TVM2)